Hebaj: Shkurtaj i mirëpritur, nuk mendoj për të ardhmen

12 Dhjetor 2018
12:27
back button

Sulmuesi i Partizanit, Rubin Hebaj, ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me të kuqtë dhe natyrisht me 2 golat në derbi i ka bërë të gjithë për vete. Megjithatë, shkodrani i Shqipërisë U21 nuk mjaftohet me të qenit vendimtar në derbi dhe kërkon vazhdimësi, ndërsa nuk shqetësohet për zërat e merkatos, me Shkurtajn që përflitet si përforcim në janar.

Paraqitja ndaj Teutës: "Besoj se bëra një ndeshje deri diku të mirë. Mundohem në çdo ndeshje të jap më të mirën, pastaj gjykimi është në dorën e analistëve dhe tifozëve".

Shkurtaj: "Nuk më vjen keq, të them të drejtën. Futbolli kështu është, konkurrenca në ekip është e nevojshme. Edhe nëse nuk vjen ai, konkurrenca është e madhe për një vend në formacion, ndaj nuk ka pse të ndihem keq".

E ardhmja: "Kam një kontratë huazimi për një vit, nuk kam folur për asgjë kohët e fundit me drejtuesit".

Presioni: "Fillimisht e ndjeja pak presionin, por jam ambientuar shpejt me grupin dhe nuk kam hasur vështirësi në vazhdim".

Humbja e besimit: "Kur je në stol ndihesh pak keq, por nuk është e thënë që nuk arrin të bësh diçka edhe kur luan 5 minuta. Kisha besim se mund të bëjë diçka dhe ashtu ndodhi në derbi".

Tifozët: "Na vjen keq, sepse atmosfera në stadium është shumë e vakët pa ata. Gjithsesi, do të japim gjithçka për t'i kënaqur, edhe pse nuk do i kemi në stadium".

Partneri ideal: "Vendos trajneri në lidhje me formacionin dhe skemat. Unë ndihem mirë me të gjithë, kemi marrëdhënie të shkëlqyer në fushë e jashtë saj".

Kukësi: "Kemi 5 pikë avantazh, ndaj besoj se jemi më të qetë. Shpresoj të fitojmë dhe të mbajmë sa më larg ndjekësit".

Dueli me mbrojtësit ekspertë të Kukësit, Shameti, Cuculi e Krasniqi: "Shpresoj të mos jem vetëm, duhet mbështetja e skuadrës. I respektoj mbrojtësit e Kukësit, kanë vite në Superiore, por do jap maksimumin dhe shpresoj të triumfojmë ne".

Golat në derbi, apo vazhdimësia: "Më mirë vazhdimësia, sesa golat në derbi, sepse nuk mund të mjaftohesh me golat vetëm në një ndeshje, sado e rëndësishme të jetë".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit