Henry është me Sanchez: Ata që kanë luajtur futboll e dinë se nuk ishte i kuq

9 Mars 2022
16:05
Denis Hakanaj
back button

Thierry Henry është me Alexis Sanchez, pas kartonit të kuq të marrë kundër Liverpool-it, që ka lënë Inter-in më 10 lojtarë në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League.

“Arbitri nuk ka luajtur kurrë futboll. Sepse, nëse ke luajtur futboll, e di se ai nuk është kurrë një faull për karton të verdhë. Ndërhyrja e parë ndaj Thiago-s, është me vonesë dhe te gjuri, kështu që mund të ishte për karton portokalli”, ka thënë Henry për CBS Sports.

“Por në rastin e dytë (ndërhyrja ndaj Fabinho-s), çfarë duhet të kishte bërë? Këmba është ngritur sepse po godiste topin, kemi parë imazhet dhe me atë shpejhtësi nuk ke më kohë ta heqësh këmbën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit