Henry, një humbje 6-0 e afron e me skuadrën e Ligue 1

20 Janar 2022
15:57
Denis Hakanaj
back button

Pas humbjes 6-0 kundër Rennes, pozicioni i Vladimir Petkovic në drejtim të Bordeaux është në rrezik. Ndeshja e ardhshme e Ligue 1 mund të jetë vendimtare.

Kundër Strasbourg-ut do të jetë një shans i fundit për ish-trajnerin e Lazio-s dhe Zvicrës, që do të provojë të shpëtojë vendin dhe të përirësojë situatën në luftën për mbijetesë.

Në Francë, mediat vendase kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit po studiojnë disa emra në rast se do të vendosin ta shkarkojnë Petkovic.

RMC Sport ka përmendur emrin e Thierry Henry, i cili është aktualisht ndihmësi i Roberto Martinez te Belgjika.

Presidenti i Bordeaux ka një marrëdhënie shumë të mirë me legjendën e futbollit francez dhe mund ta bindë ta pranojë ofertën. Për ish-sulmuesin do të bëhej fjalë për një kthim në Ligue 1 pas parantezës jo shumë të lumtur në drejtim të Monaco-së.

Kjo fundjavë mund të jetë vendimtare…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit