Hermoso, dëmtimi absurd pas Atletico-Inter: “fajin” e ka penalltia e Lautaro-s

16 Mars 2024
22:00
Denis Hakanaj
back button

Ajo që ndodhi me Hermoso-n është e pabesueshme. Mbrojtësi luajti të gjitha 120 minutat e ndeshjes mes Atletico Madridit dhe Interit, në fund të së cilës skuadra e Simeone festoi kalimin në çerekfinale të Champions League.

Gabimi i Lautaro Martinez nga pikae bardhë ishte vendimtar, duke ndezur festimet e Colchoneros për një përmbysje të jashtëzakonshme pas humbjes në ndeshjen e parë. Megjithatë, gëzimi i fitores ishte fatal për Hermoso-n.

Mbrojtësi spanjoll u dëmtua gjatë festimeve, duke ndjerë dhimbje teksa u nis drejt Oblak pas gabimit të Lautaro Martinez.

Hermoso preku menjëherë kofshën e majtë, por gëzimi i momentit nuk shkaktoi ndonjë shqetësim të veçantë te lojtarit. Në ditët në vijim pati teste nga klubi që konstatuan një dëmtim të muskujve.

Hermoso do të mungojë në ndeshjen e kampionatit kundër Barcelonas, ndërsa Simeone shpreson ta rikuperojë atë përpara çerekfinaleve të Champions League kundër Borussia Dortmundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit