Heshtje në Anfield, Zaha ndëshkon Të Kuqtë me një Golazo (Pamjet)

15 Gusht 2022
21:42
Denis Hakanaj
back button

Liverpool është në kërkim të fitores së parë në sezonin e ri të Premier League pas barazimit 2-2 të marrë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Fulham-it.

Skuadra e Klopp pret Crystal Palace bë shtëpi për javën e dytë. Ndeshja që po luhet në Anflield është zhbllokuar në minutën e 32-të, por jo nga skuadra që pritej.

LIVERPOOL-CRYSTAL PALACE GOLI I ZAHA

Në fakt, ka qenë ekipi i Vieria që ka goditur i pari dhe ka bërë të heshtë Anfield. Ka qenë Zaha që ka mposhtur Alisson me një goditje perfekte pas një sprinti që ka kapur në befasi mbrojtjen e vendasve.

Rastet më të rrezikshme para këtij momenti i ka patur Liverpool-i, që ka shkuar afër golit me Salah, Nunez, Milner dhe Diaz, por pa sukses.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit