Heshtje në sallë, Setien flet për Lionel Messin!

14 Janar 2020
15:49
back button

Quique Setien përveçse iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve zbuloi edhe që është i dashuruar pas Lionel Messit, për të cilin u shpreh se është një rast special dhe unik si lojtar. Trajneri i ri i Barçës rrëfeu se gjithnjë është dëfryer me lojën e Barcelonës në vitet e fundit. “Ia kam thënë disa prej lojtarëve, jo vetëm Messit, i cili është një rast special si lojtar, unik do të thosha. Nuk kam ngurruar kurrë për t’ia thënë qe jam dëfryer duke e parë këtë ekip dhe këta lojtarë, që më kanë bërë vërtet që ta shijoj futbollin.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit