HETIMI | Shkatërruan Topin e Artë: ja pse prej 10 vitesh nuk është më e njëjta gjë!

30 Nëntor 2021
16:53
Telesport
back button

Leo Messi fitoi Topin e Artë për të shtatën herë në dymbëdhjetë vjet. Argjentinasi mban rekordin absolut të sukseseve, një rekord që ndoshta do të jetë i pamposhtur ne histori edhe pse kurre mos thuaj kurre…

Megjithatë, triumfi i fundit i argjentinasit, ai i 29 nëntorit, ka shkaktuar polemika të shumta. Ronaldo para së gjithash, por edhe shumë lojtarë të nivelit të lartë, apo ish-kampionë të mëdhenj, kontestuan zgjedhjen e jurisë. Fjala më e përdorur ishte ‘skandal’.

Përtej keqardhjeve që do të kenë Lewandowski (2), Jorginho (3) dhe Benzema (4), duhet thënë se kjo njohje që është ende më e lakmuara nga çdo lojtar ka ndryshuar tërësisht lëkurën dhe sot ka humbur besueshmërinë.

Arsyeja është edhe për ndryshimin e rregullores. Sot ka kritere që i ndihmojnë kampionët e mëdhenj, si Messi dhe Ronaldo, të cilët në përgjithësi e kanë fituar çmimin dymbëdhjetë herë dhe në disa raste nuk do ta kishin merituar. Dikur ata që fitonin ngjarjet e mëdha merrnin pothuajse automatikisht Topin e Artë, por sot nuk është më kështu.

Vëmendja në këto orë në botën e futbollit është e vendosur tek suksesi numër 7 i Leo Messit, i cili fitoi Topin e Artë falë triumfit në Kupën e Amerikës me Argjentinën, pasi me Barcelonën bëri pak (në krahasim me standardet).

Po, ai mori Kupën e Mbretit dhe gjithashtu titullin e golashënuesit më të mirë në La Liga, por katalanasit nuk luftuan vërtet për titullin dhe dolën herët në Champions League. Madje pak krahasuar me Lewandowskin, më i miri në dy sezonet e fundit, Jorginhon, i cili ka grumbulluar trofe të rëndë dhe Benzema, gjithmonë një makineri shënimi dhe që përmirësohet me kalimin e viteve si verërat e shkëlqyera.

Topi i Artë gjeneron diskutime të mëdha si të gjitha çmimet, të mëdha apo të vogla, por që nga viti 2010 e në vazhdim, viti në të cilin ndryshuan kriteret, linden polemika dhe ndoshta iu dha atyre që nuk e meritonin.

Vetëm në vitin 2010 fitoi Leo Messi, i cili, gati i turperuar, në Zurich e pranoi çmimin përballë Xavit dhe Iniestës së habitur, kampionë bote me Spanjën vetëm pak muaj më parë. Trofeun e marrë në një vit pa Champions (të cilin Inter e fitoi) dhe në një sezon në të cilin vetë Iniesta shënoi golin që i dha fitoren e Kupës së Botës.

Sneijder, Triplete me Interin dhe finalja e Kupës së Botës me Holandën, jashtë podiumit, Milito jashtë tridhjetëshes më të mirë. Por edhe dy vite më parë, disa e kthyen hundën për suksesin e Leos, i cili me vetëm 7 vota mbizotëroi ndaj Virgil van Dijk, futbollistit holandez që kishte fituar Champions League me Liverpool-in dhe që do të ishte mbrojtësi i parë pas Cannavaros që do te kishte fituar çmimin e lakmuar.

Por jo vetëm Messi u përfshi në polemika të mëdha për një Top të Artë të fituar. Sepse në vitin 2013 Bayern fitoi pesë trofe, por asnjë lojtar bavarez nuk përfundoi i pari apo i dyti dhe trofeu erdhi si befasi për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi 55 gola në një sezon në të cilin Real Madrid nuk fitoi as një trofe me Mourinhon në stol.

Suksesi me diskutim të bashkangjitur vlen për të gjithë emrat e mëdhenj të kësaj epoke. Zgjerimi i votimit – juritë nga e gjithë bota votuan, ndërsa më parë kishte vetëm gazetarë të përzgjedhur që përfaqësonin çdo vend evropian – kjo ka çuar në një zgjerim të avantazhit të atyre futbollistëve që njihen në çdo cep të botës dhe që përfitoni nga votat për shkak të popullaritetit të jashtëzakonshëm!

Dhe më pas, ndërkohë që padyshim kujton edhe polemikat e mëdha që i janë dhënë Sammer-it në vitin 1996 (në një epokë tjetër), mund të thuhet se duke ndryshuar rregullat e tij, Topi i Artë ka humbur edhe pak besueshmërinë përveç origjinalitetit të tij.

Ishte e pamendueshme të imagjinohej në një botë që ndryshon me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe me një futboll që është vite dritë larg që nga vitet ’80 dhe ’90 që të mos ndryshonte as Topi i Artë. Por kriteret e vendosura favorizojnë ose penalizojnë shumë lojtarë.

Cilat janë kriteret e vendosura për dhënien e Topit të Artë? Në radhë të parë janë performancat individuale dhe ekipore në vitin që vlerësohet (prandaj në këtë rast 2021). Pastaj themelore janë edhe talenti dhe aftësia sportive, pra Fair Play, më në fund duhet vlerësuar edhe karriera e lojtarit individual.

Dhe një lexim i shpejtë tregon se si një numër lojtarësh mund të konsiderohen të privilegjuar. Automatikisht ka lojtarë të mëdhenj që marrin pikë në favor.

Vlerësimi i talentit apo i karrierës favorizon Messin dhe Ronaldon. Dhe këto kritere, të cilat një ditë mund të lehtësojnë garën e Mbappe-së, bien ndesh me ato të së shkuarës, në të cilat ata që kishin pasur një sezon të mrekullueshëm dhe në atë vit ishin dëshmuar se ishin thjesht më të mirët, u shpërblyen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit