Hidhet guri i parë për themelin e stadiumit të ri në Gjakovë! Flet kryebashkiaku

21 Maj 2020
15:58
Telesport
back button

Qyteti i Gjakovës shumë shpejt do të mund të gëzojë një stadium të përmasave moderne, një zhvillim i futbollit dhe sidomos i sporit në këtë qytet, teksa vala e infrastrukturave të reja ka nisur prej kohësh në Kosovë. Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, bashkë me ministren e ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe shumë ish – futbollistë e tifozë futbolli, sot e kanë vënë gur themelin për stadiumin e ri të qytetit të Gjakovës.

Në fjalimin e tij, Gjini theksoi se “kjo është një ditë e rëndësishmë për qytetin e Gjakonës, pasi kërkesa për një objekt të tillë sportive është e hershme dhe rruga për të mbërritur në këtë ditë nuk ka qenë e lehtë”.

Kryebashkiaku gjithashtu u ndal te fakti se pëvecc se do t’i shërbejë sportit dhe aktivitetit, stadium i ri do të jetë edhe një “vepër e bukur arkitektonike me të cilën do të mburret Gjakova”.

Nga ana tjetër, ministrja Dumoshi, ka thënë se Gjakova si qytet por edhe njerëzit e saj si sportdashës të pasionuar e meritojnë një objekt të tillë, prandaj edhe është shprehur tejet e lumtur që një gjë e tillë po mundësohet më në fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit