Hidhet shorti i Europianit 2025, ja rivalët dhe kalendari i Shqipërisë

28 Prill 2023
9:42
Telesport
back button

Në Mynih të Gjermanisë është hedhur shorti i fazës para-eliminatore të Kampionatit Europian për të rritur në basketboll për meshkuj, Eurobasket 2025. Shqipëria ndodhet në Grupin I, bashkë me Rumaninë e Sllovakinë.

Ndeshje e kësaj faze para-eliminatore do të luhen më datat 19 korrik-5 gusht të këtij viti. Skuadra që renditet e para në grup do të vijojë më tej udhëtimin e saj në këtë turne. Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë ndaj Rumanisë në fushën e tyre.

Një short disi i vështirë për kombëtaren shqiptare, e cila drejtohet nga trajneri Afrim Bilali. Shqipëria i ka humbur dy ndeshje e fundit ndaj Rumanisë, ndërkohë që edhe Sllovakia është një rival i fortë.

Pritet që në fillim të korrikut kombëtarja të nisë një fazë përgatitore për t’u përgatitur për këto 4 sfida.

Kalendari i Shqipërisë

19 korrik, Shqipëri – Rumani

26 korrik, Sllovaki – Shqipëri

29 korrik, Rumani – Shqipëri

5 gusht, Shqipëri – Sllovaki

Lajme të tjera

Lajmet e fundit