Hidhet shorti, një përballje italiane në çerekfinalet e “Europa League”

15 Mars 2024
13:21
Alfred Lleshi
back button

Tetë skuadra garojnë për të fituar Ligën e Evropës. Në Nyon të Zvicrës, skuadrat e kualifikuara mësuan rrugën e tyre drejt finales së Dublinit, përmes shortit të çifteve çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Nuk kishte asnjë kufizim për përballjen mes skuadrave të të njëjtit komb. Përzierja e goglave përftoi një përballje italiane në këtë raund, Milan-Roma, ndërsa skuadra tjetër e Serie A, Atalanta, pati short “ferri”, sepse duhet të sfidojë Liverpool-in.

Surpriza e madhe e Bundesligës, por edhe e kontinentit, skuadra e Xabi Alonso do të ndeshet me anglezët e West Ham. Dueli tjetër çerekfinal është ai mes Benfica dhe Marseille. Pra, janë të gjitha sfida të forta, interesante, që ia vlejnë t’i ndjekësh.

Ndeshjet çerekfinale
Milan-Roma
Liverpool-Atalanta
Bayer Leverkusen-West Ham
Benfica-Olympique Marseille

Ndeshjet gjysmëfinale
Benfica/Olympique Marseille – Liverpool/Atalanta
Milan/Roma – Leverkusen/West Ham

Kalendari

Çerekfinalet: 11 Prill – 18 Prill

Gjysmëfinalet: 2 maj – 9 maj

Finalja: 22 maj

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit