Higuain largohet nga Milani, zyrtarizimin e bëri Gattuso

20 Janar 2019
14:05
back button

Milan do udhëtojë drejt Genoas ditën e sotme për ndeshjen që zhvillohet nesër në 15:00. Për këtë sfidë trajneri Gattuso ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.

Gonzalo Higuain nuk bën pjesë në listën e 23 lojtarëve të grumbulluar. Argjentinasi është lënë jashtë, ende nuk është konfirmuar një sqarim zyrtar nga ana e klubit, por me të gjitha gjasat sulmuesi është duke mbyllur detajet e kalimit të tij tek Chelsea.

Një lajm i mirë për skuadrën kuqezi është rikthimi i Suso, i cili ishte i skualifikuar në finalen e Superkupës ndaj Juventusit.

Një tjetër zhvillim është nga kampi i Genoas, aty ku Piatek do e shohë ndeshjen nga tribuna nesër për faktin e thjeshtë se është i pezulluar. Me shumë mundësi kjo do jetë ndeshja e fundit që ai sheh në anën e Genoas, pasi të martën e tutje me të gjitha gjasat do e shohim me fanellën e Milanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit