Hilja e arbitrit Aytekin për të fshehur VAR-in: “I thashë Upamecano-s t’i jepte fund dhe ai…”

17 Gusht 2022
14:46
Denis Hakanaj
back button

Një nga pikat kundër VAR-it është kohëzgjatja e rishikimeve të aksioneve të dyshimta. Që kur u vendos të përdorej ndihma teknologjike për arbitrat, të gjithëve u ka ndodhur që duhet të presim minuta pafund për të kuptuar nëse një gol është i rregullt apo ka pasur një penallti.

Ndërkohë publiku (si në stadium ashtu edhe në shtëpi) nervozohet, lojtarët po ashtu dhe atmosfera e ndeshjes rrezikon të prishet.

Ndaj, është më mirë të gjesh një mënyrë për t’u dhënë kohë atyre që janë në detyrë për të kontrolluar aksionet, por pa e kuptuar askush. Si bëhet kjo? Arbitri gjerman Deniz Aytekin e shpjegon këtë për Kicker.

Rishikim për një penallti

Arbitri tregon se si ai e ka menaxhuar një ndërhyrje të VAR gjatë ndeshjes mes Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt…

“Kishte një situatë në fillim të pjesës së dytë ku bëhej rishikimi i pamjeve për të parë nëse kishte një penallti. Unë e dhashë faullin në anësore dhe më pas nga VAR më thonë se duhet të pres, se ata duhej të rishikonin nëse kishte pasur një faull në zonën e penalltisë.

“Nuk doja që njerëzit ta dallonin, sepse nuk doja të ndikoja në ritmin e ndeshjes dhe në atmosferën e ndeshjes”.

Çfarë bëri arbitri? Ai bëri sikur diçka tjetër nuk shkonte, duke tërhequr vëmendjen e spektatorëve, pa e ditur se ndërkohë në dhomën e VAR-it në Këln dikush po kontrollonte diçka.

Upamecano akuzohet… posaçërisht

“Shkova atje ku ishin të gjithë lojtarët dhe fillova t’i them Upamecano-s se ai duhej të ndalonte së bëri atë që po bënte”. Sa keq që mbrojtësi francez nuk kishte asnjë faj.

“Ai u befasua dhe më tha se nuk po bënte asgjë. Dhe unë i thashë ‘E di, por më duhet kohë'”. Përfundimisht rishikimi përfundon, penalltia nuk jepet dhe askush nuk vëren asgjë. Gjithashtu sepse, thotë Aytekin, në Bundesliga rishikohen aksionet më shpejt se në kampionatet e tjerë.

“Në vende të tjera, vlerësimi mesatar zgjat nga 15 deri në 20 sekonda më shumë se në Gjermani. Por për shikuesit edhe një rishikim prej 75 sekondash duket si një përjetësi”.

Kjo është arsyeja pse është më mirë të shpërqendrohet audienca duke pretenduar se diçka nuk është në rregull. Dhe duke pasur parasysh se këtë e ka thënë vetë arbitri, hilja padyshim funksionoi…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit