Kazuyoshi Miura nuk ka ndërmend të vari këpucët në mur. Sulmuesi legjendar japonez ka bërë të ditur synimin e tij për të luajtur sërish sezonin e ardhshëm me klubin e tij aktual, Atletico Suzuka, në divizionin e katërt japonez.
Miura do të mbushë 58 vjeç në shkurt dhe e filloi karrierën e tij në 1986, duke bërë debutimin e tij me Santos; do të thotë se sezoni i ardhshëm mund të jetë sezoni i tij i 40-të si futbollist profesionist.
Ish-lojtari i Genoas është futbollisti profesionist më i vjetër aktiv ne histori shënoi 55 gola në 90 paraqitje për kombëtaren japoneze dhe ishte një pikë referimi për futbollin aziatik në vitet 1990. Ai luajti në Brazil, Itali, Kroaci, Australi dhe Portugali.