Hitzfeld kritikon Flick: Ka bërë një zgjedhje shumë të gabuar

8 Qershor 2021
17:17
Denis Hakanaj
back button

Ish-trajneri i Bayern Munich, Ottmar Hitzfeld, ka dhënë mendimin e tij mbi zgjedhjen e Hansi Flick për t’u larguar nga klubi dhe për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane.

“Fakti që Flick ka thënë pas ndeshjes kundër Wolfsburg se do të largohej dhe drejtuesit nuk dinin asgjë, ka sjellë sigurisht një përçarje”, ka thënë ish-trajneri i Bayern.

“Mendoj se ka qenë një zgjedhje shumë e gabuar, një trajner që mund të kishte hapur një cikël për vite të tërë duke u bërë një ikonë e klubit largohet për të drejtuar kombëtaren”.

Flick i ka kërkuar Bayern-it në pranverë zgjidhjen e kontratës së tij. 56-vjeçari do të marrë vendin e Joachim Low në drejtim të Gjermanisë pas Europianit, dhe kontrata e tij me federatën gjermane do të zgjasë deri në 2024-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit