Hodhi një person në shatërvan, tifozi i Liverpool 3 vite jashtë “Anfield”

10 Korrik 2019
21:59
back button

Tifozi i Liverpool që hodhi në një shatërvan një person në prag të gjysmëfinales së Champions League me Barcelonën është pezulluar për tre vite nga stadiumi Anfield. 

Policia angleze pretendon se Anthony Mullen është shfaqur në gjyq ditën e mërkurë dhe aty është treguar video ku ai hedh në shatërvan një person pasi i kishte ulur pantallonat. 

Video ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe tani tifozi i The Reds e ka pësuar keq. 

Ai është pezulluar për tre vite nga Anfield, një dënim i drejtë për atë vepër të shëmtuar. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit