Holyfield stërvitje me Klitschko në prag të trilogjisë me Mike Tyson

23 Shkurt 2021
10:32
Telesport
back button

Evander Holyfield vijon përgatitjet e tij për një rikthim në ring në moshën 58-vjeçare. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë po stërvitet me një tjetër ikonë të këtij sporti, me një tjetër ish-kampion bote si ukrainasi Wladimir Klitschko.

Siç dihet, Holyfield synon të zhvillojë një sfidë të tretë ndaj Mike Tyson. 58-vjeçari amerikan rikthehet në ring pas 10 vitesh dhe pak kohë më parë zbuloi për mediat se po stërvitet për të zhvilluar triologjinë ndaj “Iron Mike” këtë verë në Dubai.

Holyfield i ka fituar dy duelet e para me Tyson, ndërkohë që ky i fundit u rikthye në ring në nëntor të vitit të kaluar, kur barazoi me Roy Jones Jr. ka qenë vetë Holyfield ai që ka postuar në rrjetet sociale foton ku duket duke u stërvitur në ring me Klitschko.

Duket se edhe vetë ukrainasi ka dëshirë të rikthehet në ring pas 4 vitesh pushim (u tërhoq në vitin 2017), pasi e dominoi peshën e rëndë për një dekadë. “Po stërvitem me një mikun tim si Klitschko, duke çuar përpara punën”, tha Holyfield.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit