Trajneri i Borussia Dortmund, Nuri Sahin, është në mes të kritikave e polemikave për humbjen 2-5 që skuadra e tij pësoi ndaj Real Madrid në Champions League. Gjermanët udhëhiqnin 2-0 ndeshjen pas pjesës së parë.
Një zëvendësim që ai bëri në pushim, duke hequr një sulmues, Gittens, për të futur një mbrojtës të pestë, Anton, nuk është pritur mirë. Gjithsesi, Sahin tha se nuk është penduar për zgjedhjet e tij.
“Në 30 minutat e fundit diçka nuk funksionoi. Nuk mendoj se humbja është pasojë e zëvenmdësimit apo modifikimit që bëmë në skemën e lojës tonë. Humbja erdhi pasi mungoi kontrolli i topit”, tha Sahin.
“Ne e dinim që Real do të bënte pressing, por u tërhoqëm shumë në zonën tonë. Kur humbet është e natyrshme të thuhet se zëvendësimet nuk ishin ato të duhurat. Nuk është çështje të luash me kurajo ndaj Real”, tha Nuri Sahin.