Houston mposht Spurs në derbi, Jokic fiton sfidën me Curry

15 Janar 2021
8:23
Telesport
back button

Houston fitoi 109-105 ndaj San Antonio në derbin teksan, duke dalë disi nga kriza e ditëve të fundit. Pa Harden, tashmë larguar te Brooklyn, skuadra e Houston arriti të bëjë diferencën falë Wood (27 pikë e 15 rebound) dhe Brown (23 pikë).

Fiton edhe skuadra e Denver, që mundi 114-104 Golden State, dy ekipoe që këtë sezon kanë pretendime në Perëndim. Curry e mbylli me 35 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan, ndërsa për Nuggets u dallua Jokic me një “triple double” (23 pikë, 14 rebound e 10 asist).

Philadelphia ka kaluar krizën e javës së kaluar dhe sot mposhti 125-108 Miami, suksesi i dytë radhazi, duke qenë ekipi me më shumë fitore në Lindje. Milton me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Miami, 125-108

San Antonio – Houston, 105-109

Toronto – Charlotte, 111-108

Denver – Golden State, 114-104

Portland – Indiana, 87-111

Lajme të tjera

Lajmet e fundit