Houston ndal Lakers pas kohës shtesë, Toronto e Bucks bëjnë ligjin në Lindje

20 Janar 2019
10:02
Telesport
back button

Skuadra e Torontos nuk ndalet në rrugëtimin e saj në Konferencën e Lindjes, pas fitores 119-90 ndaj Memphis, suksesi i 35-të sezonal për kanadezët, ekipi me më shumë fitore. Takim i dominuar nga basketbollistët kanadezë, me Green që realizoi 24 pikë. Kanadezët rivalizojnë në krye me Milwaukee, që gjithashtu ka dalë fituese nga ndeshjet e sotme, duke mundur 118-108 Orlando jashtë fushe.

I zakonshmi Antetokounmpo ishte lider për Bucks, autor i 25 pikëve e 13 rebound, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Bledsoe me 30 pikë. Në Perëndim, skuadra e Houston mposht Lakers 138-135 pas kohës shtesë, një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Miqtë e dominuan ndeshjen shumicën e kohës (Kuzma 32 pikë), por në fund erdhi përmbysja e Rockets, me Harden që realizoi 48 pikë, më i miri në fushë.

Fiton edhe skuadra e Denver, rivalja më e afërt e Golden State në Perëndim. Skuadra e Nuggets mundi 124-102 Cleveland, një formalitet për Denver, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Jokic realizoi një “triple double”, 19 pikë 11 rebound e 12 asist). Pa probleme fiton Miami, që mposhti 117-103 Chicago, sfidë e vendosur në periodën e fundit për skuadrën nga Florida. Për Miami u daluan Richardson me 26 pikë e Waiters me 21.

Skuadra e Oklahomës mposhti 117-115 Philadelphia jashtë fushe, një ndeshje dramatike në fundin e saj. George realizoi 31 pikë, mbështetur edhe nga Westbrook me 21 pikë e 10 rebound, duke fituar duelin me Embiid (31 pikë) e Reddick (22 pikë). Nuk zhgënjën Boston, që triumfoi 113-105 ndaj Atlanta (Irving 32 pikë), ndërsa Indiana mposhti 111-99 Dallas, ndeshje ku u dallua Evans me 19 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Oklahoma, 115-117

Charlotte – Phoenix, 135-115

Detroit – Sacramento, 101-103

Indiana – Dallas, 111-99

Orlando – Milwaukee, 108-118

Atlanta – Boston, 105-113

Toronto – Memphis, 119-90

Chicago – Miami, 103-117

Houston – Lakers, 138-134

Denver – Cleveland, 124-102

Lajme të tjera

Lajmet e fundit