Houston “zgjohet” me Harden-Westbrook, zhgënjejnë Spurs, Jazz e Miami

27 Shkurt 2020
8:19
Telesport
back button

Skuadra e Houston fitoi 140-112 ndaj Memphis, duke ruajtur ritmin e skuadrave më të mira në Perëndim. Ndeshje e dominuar nga teksanët, ku u dalluan Westbrook me 33 pikë e Harden me 30. Dallas fiton 109-103 ndaj San Antonio, duke qëndruar në zonën play off. DeRozan me 27 pikë u përpoq të mbante Spurs në lojë, por i vetëm e pati të pamundur. Për Dallas u dalluan Porzingis me 28 pikë e 12 rebound si dhe Luka Doncic me një “triple double” (26 pikë, 10 rebound e 14 asist).

Pa probleme fiton ekipi i Clippers, që mundi 102-92 Phoenix, ndeshje me dy pamje: E mirë për vendasit në të parën, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Clippers (Leonard 24 pikë e 14 rebound). Fitore në çastet e fundit për Minnesota, që mposhti 129-125 Miami, sfidë që dhuroi rivalitet shumicën e kohës. Russell me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë. Zhgënjen skuadra e Utah Jazz, që në fushën e saj u mund 114-103 nga Boston, duke humbur terren me kreun. 37 pikët e Mitchell mbetën për statistikë, ndërsa për Celtics u dallua Tatum me 33 pikë e 11 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 107-101

Cleveland – Philadelphia, 108-94

Washington – Brooklyn, 110-106

Atlanta – Orlando, 120-130

Miami – Minnesota, 126-129

Houston – Memphis, 140-112

San Antonio – Dallas, 103-109

Phoenix – Clippers, 92-102

Utah Jazz – Boston, 103-114

Lajme të tjera

Lajmet e fundit