Skuadra turke e Fenerbahce ka marrë kryesimin e Euroleague në basketboll per meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 10-të. Ata fituan 72-65 në Lituani ndaj vendasve të Zalgiris Kaunas, në një duel të vështirë.
Mirë po paraqiten edhe skuadrat greke të Panathinaikos, kampione në fuqi dhe Olympiacos, të dyja fituese këtë javë jashtë fushe. Ato kanë nga 7 fitore, po aq sa edhe Paris Basketboll, Barcelona e Bayern Munich.
Euroleague-Raundi i 10-të
Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 91-94
Villeurbanne – Crvena Zvezda, 77-74
Bayern Munich – Alba Berlin, 115-86
Baskonia Gasteiz – Monaco, 75-87
Real Madrid – Anadolu Efes, 64-74
Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 65-72
Virtus Bologna – Panathinaikos, 77-82
Partizan Beograd – Armani Milano, 81-88
Barcelona – Paris Basketball, 87-103