“Humbëm një rast të madh”, Gundogan: Ky ishte gabimi që bëmë ndaj Real-it

11 Maj 2022
19:14
Denis Hakanaj
back button

Ilkay Gundogan nuk e ka gëlltitur eliminimin nga Champions League. Mesfushori i Manchester City-t ka pranuar se është akoma shumë i tronditur për mënyrën si skuadra e tij la t’i shpëtonte nga duart fitorja në Bernabeu.

“Nëse mendoj për finalen e Parisit, zemërohem. Jam i zhgënjyer, i zemëruar. Sigurisht, nuk do ta shikoj ndeshjen. Do të kërkoj të bëj diçka tjetër atë ditë”, ka thënë Gundogan.

“Asgjë nuk mund të bëjë punë, përveç kohës, që e bën gjithçka më të lehtë, edhe pse e dimë se kemi humbur një tjetër mundësi të madhe për të fituar një trofe të rëndësishëm.

“Kemi pësuar dy gola në dy minuta. Nuk ishim të përqendruar kur duhej të ishim. Ky është faji më i madh që i japim vetes tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit