Humbi El Clasico-n në momentin e fundit, arbitri kthehet për Barça-Atletico

6 Maj 2021
17:44
Denis Hakanaj
back button

Do të jetë Antonio Mateu Lahoz arbitri i ndeshjes së madhe që do të luhet këtë të htunë mes Barcelona-s dhe Atletico Madrid.

Këtë e ka bërë të ditur Marca, që ka informuar se arbitri i njohur është përcaktuar të drejtojë sfidën delikate të Camp Nou.

Barça-Atletico do të jetë e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit dhe do të jetë shumë e rëndësishme për titullin.

Lahoz duhej të drejtonte El Clasico-n mes Barçës dhe Real Madrid prillin e kaluar, por ka qenë i detyruar të tërhiqej në momentin e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit