Real Madridi po interesohet për dy qendërmbrojtës, pasi Leny Yoro nënshkroi për Manchester United.
Real Madrid thuhet se ka rreshtuar dy objektiva të papritur pasi humbi Leny Yoro.
Los Blancos donin të nënshkruanin me 18-vjeçarin, por refuzuan të paguanin çmimin e kërkuar të Lille prej 52 milionë sterlina.
Sipas The Athletic, Reali ka zhvilluar bisedime me ish-qendërmbrojtësin e Manchester City, Aymeric Laporte.
Madrilenët janë të interesuar ta rikthejnë atë në Spanjë, megjithatë një marrëveshje thuhet se është e “komplikuar”.
Ata gjithashtu besohet se po eksplorojnë mundësinë e marrjes së Mats Hummels, të cilit i ka skaduar kontrata me Borussia Dortmund në fund të sezonit 2023/24.
35-vjeçari besohej se ishte në prag të nënshkrimit për skuadrën e Serie A, Bologna, pas kualifikimit të tyre në Champions League sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport thotë se Reali ka hyrë me vendosmëri në garë për ish-lojtarin e Bayern Munichut.