Humbi me të dy, Ngannou zbulon se kush mund ta fitojë një përballje mes Fury dhe Joshua

13 Mars 2024
13:07
Telesport
back button

Francis Ngannou ka dhënë sot mendimin e tij në lidhje me debatin se kush do të fitonte nëse Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të përballeshin ndonjëherë në ring. Kamerunasi, ish-kampion bote në UFC, ka dueluar me të dy britanikët dhe ka humbur në mënyra të ndryshme ndaj të dyve.

Luftëtari kamerunas pësoi një humbje mahnitëse me KO në raundin e dytë kundër Joshua. Ndërsa kundër Fury, ylli i MMA ia doli të qëndrojë në këmbë deri në fund, por u mund me vendim shumice edhe pse e hodhi një herë Fury në tapet.

Nuk e di kush fiton, por për momentin do t’ia jepja fitoren Anthony Joshua”, tha Ngannou, që në ring ende nuk ka fituar asnjë duel, ndërkohë që është përballur me dy nga boksierët më të mirë aktualisht në botë.

Kur u pyet nëse u kap i befasuar nga fuqia e Joshuas, ai shtoi: “Unë mendoj se ai mori kohën e duhur dhe më goditi. Bëhej fjalë për kohën, kryesisht. Ndodhi diçka që nuk e prisja”. Ngannou pret të rikthehet sërish në kafaz këtë vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit