Humbi prej portierit, Gattuso habit me deklaratën e tij

11 Janar 2020
20:45
Eraldo Harlicaj
back button

Napoli humbi me Lazion me rezultatin 1-0 pas gabimit të portierit Ospina. Ky i fundit gaboi duke i falur avantazhin lacialëve me Immobilen që çoi topin në rrjetë. Trajneri Genaro Gattuso pas ndeshjes mendon se ishte faji i tij që u pësoi goli në atë mënyrë. 

“Ne duhet të shohim përpara, mendoj se është përgjegjësia ime te goli. Jam unë që i kam thënë ekipit të pasojnë drejt portierit, kam kërkuar për lëvizje të tilla. Skuadra ka filluar të bëjë atë që i kam kërkuar. 

“Nëse e analizojmë, që kur kam ardhur, ne kemi pësuar gola absurd. Nuk kemi vazhdimësi në rezultate për shumë gjatë. Ne kemi nevojë për një seri të gjatë fitoresh”, – tha tekniku. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit