Humbja e Chelsea-t, Tuchel “fajëson” Jorginho-n dhe golin e çuditshëm

4 Dhjetor 2021
16:15
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Ëest Ham në kampionatin anglez.

“Nuk do të thoja se kemi luajtur keq, ka qenë një ndeshje e mirë. Është e vështirë të luash këtu, dhe jemi ndëshkuar nga gabimet e shumta individuale që kemi bërë”, ka thënë trajneri gjerman për BT Sport.

“Pasimi i gabuar i Jorginho-s? Nuk ka qenë ideja më e mirë që mund të kishte patur në atë moment. Ai pasim mbrapa nuk ka qenë gjëja më e mirë për t’u bërë.

“Goli i tretë ka qenë shumë i çuditshëm, nuk kemi finalizuar shumë raste dhe kemi bërë shumë gabime. Duhet të jemi më të saktë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit