Humbja ndaj Arsenalit dhe barazimi me Nice vendos Luis Enrique te statistikat e dobëta të PSG!

7 Tetor 2024
20:22
Telesport
back button

Pasi dolen si të pamposhtur në shtatë ndeshjet e tyre të para në të gjitha garat, Paris Saint-Germain ka hyre ne nje mini-krizë. Javën e kaluar, klubi parizien regjistroi humbjen e parë të sezonit kur humbi 1-0 ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve dhe të dielën në mbrëmje humbi pikë në barazimin 1-1 ndaj OGC Nice.

Ky trend përfaqëson një moment të dobët për Luis Enrique pasi trajneri spanjoll nuk do të jetë në gjendje të trajtojë kete rendiment më të fundit për ekipin e tij në seancat stërvitore, pasi shumica e futbollistëve të tij do të mungojë gjatë javës me fillimin e pushimit ndërkombëtar.

Këto dy ndeshjet e fundit kanë pasur gjithashtu një ndikim të pafat në përqindjen e fitoreve të trajnerit te Les Parisiens, perqindja e cila tani qëndron në 64.5%. Është një statistikë që do të ishte mbresëlënëse për shumicën e skuadrave, por për PSG-në është më e keqja e klubit që nga viti 2013 nën drejtimin e Carlo Ancelottit (63.6%).

Trajneri me përqindjen më të mirë të fitoreve është trajneri aktual i Aston Villas, Unai Emery (76.3%) i ndjekur nga afër nga Thomas Tuchel (75.5%) dhe Laurent Blanc (72.8%). Christophe Galtier (68%) dhe Mauricio Pochettino (66.6%) gjithashtu kanë një përqindje më të mirë të fitoreve se Luis Enrique.

PSG do të perpiqet t’i rikthehet fitoreve duke qene se pret Strasbourg më 19 tetor. Les Parisiens do të jetë më pas në fushe në Ligën e Kampionëve kunder PSV, përpara se të udhëtojë në jug te vendit për t’u përballur me rivalët historik te Olympique de Marseille në Le Classique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit