Humbja ndaj United, Klopp shigjeton hapur sulmuesit

24 Janar 2021
21:30
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas humbjes me Manchester United. Tekniku gjerman ka folur pas humbjes dhe ka treguar arsyen se pse ekipi i tij ka dështuar ndaj “Djajve të kuq”.

“Kur nuk arrin të shënosh me mundësitë që të jepen, atëherë ekipi futet në probleme. Kur nuk shënon për njëfarë kohe atëherë futesh në presion dhe dëshiron që të shënosh me patjetër.

“Ne shkuam me të gjitha forcat përpara, kishim shumë njerëz në sulm dhe nuk kishim lojtarë që të mbronin. Kështu ata shënuan dhe golin e tyre të parë”, – tha tekniku Klopp pas ndeshjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit