Një ditë që filloi me lajme të këqija për mbështetësit e VfB Stuttgart pas sulmit nga tifozeria serbe e Crvena Zvezdas – u bë edhe më keq për nënkampionët e Bundesligës 2023-24. VfB Stuttgart i Sebastian Hoenes pësoi humbjen e tretë të sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve në stadiumin Rajko Mitić në Beograd sot në mbrëmje. Ekipi gjerman dukej shumë i çorganizuar dhe pa ide, teksa pësuan pesë gola pa asnje përgjigje karakteri ndaj Zvezdës.
27.11.2024, FK Crvena Zvezda🇷🇸 – VfB Stuttgart🇩🇪, Delije (Zvezda) attacked Stuttgart fans in Belgrade, click here for more: https://t.co/F96tUvd5l4 pic.twitter.com/PL4qqOb8sT
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) November 27, 2024
Hoenes rreshtoi ekipin e tij siç pritej. Fillimisht, gjërat dukej se po ecën mirë për mysafirët gjermanë. Chris Führich regjistroi goditjen e parë të Stuttgartit në portën kundershtare. Një minutë më vonë, Ermedin Demirovic shënoi golin e tij të parë në Champions League.
Një goditje shumë e dobët me kokë në mbrojtje nga Atakan Karazor i mundësoi Rade Krunicit të frynte rrjetën në 2-1. Ylli i Kuq flirtoi me golin e tretë për mjaft kohë. Portieri i VfB, Alexander Nübel bëri mirë që e mbajti skuadrën e tij në ndeshje me pritjet vendimtare kundër Silas, Felicio Milson dhe Mirko Ivanic.
Më në fund, Ivanic arriti të shënonte 3-1 me një goditje me kokë nga këndi në të 65-ën. Nemanja Radonjic shënoi 4-1 në të 69-ën.Ne fund, po ish-sulmuesi i Torinos kompletoi “manitan”…
Per te gjetur nje humbje te ngjashme te Stuttgart duhet te kthehemi ne gusht 2023 kur Leipzig fitoi ne Bundesliga 5-1. Ne sfiden tjeter te pasdites, Sturm Graz ka befasuar Girona. Goli i vetem i takimit u shenua nga Mika Biereth ne pjesen e dyte.