Hummels mohon aludimet dashakeqe ndaj tij: Kam qëndruar në pankinë deri në bilbilin e fundit të Verona-Roma

5 Nëntor 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Mats Hummels ka dashur të sqarojë, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, keqkuptimin që kishte lindur pas humbjes 3-2 të Romës në “Bentegodi” ndaj Veronës.

Në fakt, u fol për kinse rikthimin e tij të hershëm në dhomat e zhveshjes, ndërsa bashkëlojtarët verdhekuq ishin ende të zënë me ndeshjen, ku në fund ndodhi disfata e rëndë dhe e hidhur për skuadrën e Ivan Juric.

Një skenar që mbrojtësi gjerman donte ta mohonte kategorikisht: “Për momentin po marr shumë pyetje për rikthimin tim të pretenduar në dhomat e zhveshjes, kështu që thjesht dua të sqarohem.

Unë nuk shkova në dhomat e zhveshjes para kohe, gjatë ndeshjes Verona-Roma. Pas nxemjes, para ndeshjes, u ktheva në dhomën e zhveshjes, por më pas qëndrova në pankinë deri në bilbilin e fundit. Nuk e di se ngai doli ky version tjetër i ngjarjeve, të jem i sinqertë”.

Që kur mbërriti te Roma, Hummels ka luajtur vetëm 23 minuta në ndeshjen që verdhekuqtë e humbën 5-1 kundër Fiorentinës. Me rastin e ndeshjes në Firence, gjermani e njollosi debutimin e tij me një autogol fatkeq.

Hummels, i liruar nga Borussia Dortmund, ka nënshkruar një kontratë vjetore me Romën, e cila skadon më 30 qershor 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit