Manchester United i dhuron fitoren e parë të një cikli të ri trajnerit Amorim teksa ka qenë një natë jo e lehtë në “Old Trafford” ndaj ekipit nordik Bodo Glimt, që vitet e fundit në Europë ka bërë paraqitje spektakolare. Në fakt, edhe pse nisi shumë herët me gol nga Garnacho, ishin norvegjezët ata që shënuan dy herë duke përmbysur me golat e Hakon Evjen dhe Philip Zinckernagel.
Manchester United reagoi dhe e bëri me anë të Rasmus Hojlund që shënoi fillimisht golin e 2-2 dhe më pas 5 minuta më vonë golin e 3-2. Ky rezultat do të mbetej deri në fund me gjithatë rastet që patën të dy ekipet dhe me disa ndërhyrje vendimtar si mbrojtës nga Onana. Për Djajtë kjo është fitorja e dytë në Europa League në fazën e grupit teksa shkuan në kuotën e 9 pikë pasi kanë edhe 3 barazime.
Roma gjen një barazim të artë në Londër në një ndeshje që nisi shumë keq me Hummels që shkaktoi penallti dhe Son shënoi, ndërsa Ndicka më pas barazoi por vendasit u rikthyer në avantazh me anë të Brennan Johnson por në fund ishte Hummels ai që korigjoi gabimin me një gol, i pari me verdhekuqtë në ndeshjen e parë si titullar, duke fiksuar shifrat në 2-2.
Ngjitet lart me 13 pikë në 5 ndeshje skuadra e Frankfurt që i falet njeriut të saj gol, Marmoush, i cili me penallti vendosi fatin e ndeshjes ndaj Midtjylland në Danimarkë.
Youssef En-Nesyri është heroi i Fenerbahces së Jose Mourinhos sonte teksa goli i tij në fund i dha 3 pikët ekipit turk ndaj një kundërshtari aspak të lehtë si Slavia Praga, që kishte shënuar me sulmuesin e kombëtares, Chory. Dzeko kishte realizuar për verdhezinjtë.
Fitore e thellë nga Ferencvaros me rezultatin 4-1 ndaj Malmo dhe Braga gjithashtu mposhti 3-0 Hoffenheim. Ander Barrenetxea dhe Takefusa Kubo i mjaftuan sakaq Real Sociedad që të mposhtë Ajax në Spanjë. Sukses i madh gjithashtu nga Rangers i Bajramit në fushën e Nice (1-4).
Lazio, Athletic Club dhe Eintracht Frankfurt kanë siguruar matematikisht kualifikimin ne fazen e pare te Europa League.