Hummels zbehet si alternativë për mbrojtjen e Romës, fiton pikë një argjentinas

3 Korrik 2024
7:56
Alfred Lleshi
back button

Koha kalon dhe Daniele De Rossi pret. E bën me durim, duke iu besuar premtimeve të pronarëve dhe drejtuesve. Këta të fundit kanë premtuar për t’i dhënë trajnerit një ekip konkurrues, me synimin për t’u rikthyer në Champions League.

Janë zbuluar rolet, përfshirë mbrojtjen, ku duhet ndërhyrë. Fillimisht u mendua se do të ishte e mundur të fokusohej te një profil me përvojë si ai i Hummels. Megjithatë, orët e fundit janë rritur kuotat e Nicolas Valentinit, një mbrojtës i Boca, të cilin De Rossi e njeh mirë, duke pasur parasysh përvojën e tij në Argjentinë, para se të largohej nga futbolli.

Kontrata e mbrojtësit me Boca skadon (në dhjetor të këtij viti) dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë. Dëshira e tij për Romën, duke ndjekur gjurmët e mitit Samuel, po e përshpejton rrugën drejt Trigoria.

Drejtuesit argjentinas, megjithatë, nuk e lënë të largohet për më pak se 7 milionë euro. Një shumë që Roma do të duhet ta shpenzojë domosdoshmërisht, nëse nuk do që klubet e tjera ta parakalojnë për talentin argjentinas, të cilit ia kanë vënë syrin edhe Como e Fiorentina. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare në këtë kuptim, sa i përket Le Fee në mesfushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit