Hysaj: E ardhmja ime? Kam besimin e Gattuso, këtu ndihem si në shtëpi…

13 Korrik 2020
15:55
Alfred Lleshi
back button

Elsied Hysaj, mbrojtësi shqiptar i Napolit, foli në mikrofonat e “Sky Sport”, përpara ndeshjes me Milanin. Kur dukej se po largohej nga blutë e Serie A, si rezultat i mosaktivizimit nga Carlo Ancelotti, shkodrani kuqezi e ka rigjetur veten nën urdhërat e Gattuso. Tashmë Hysaj thotë se ndihet në shtëpi te Napoli, ndjen besimin e Gattuso dhe ka shumë respekt për trajnerin kalabrian. Por, sikurse e nënvizon në pjesën e fundit të intervistës, në futboll nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë.

Këto janë fjalët e tij: “Ne po kalojmë një periudhë të mirë, shpresojmë ta mbajmë këtë ritëm deri në fund. Gattuso? Ai i përjeton ndeshjet më shumë se ne. Karakterin e tij është munduar ta përcjellë te të gjithë ne. E ardhmja ime? Kam besimin e Gattuso, këtu jam në shtëpi, si për jetën dhe futbollin. Megjithatë, në futboll nuk e dimë kurrë se çfarë mund të ndodhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit