Hysaj-Napoli, trajneri Reja shpreh dëshirën e tij mbi shkodranin!

30 Qershor 2020
16:15
Telesport
back button

Elseid Hysaj dhe Napoli janë ende bashkë, nuk dihet deri kur, por shpresa e trajnerit të Shqipërisë, Edi Reja, është që shkodrani të vazhdojë me skuadrën e Gattusos.

Në një intervistë për “Radio Marte”, tekniku tregoi dëshirën që Hysaj të qëndrojë tek Napoli dhe shprehu habinë në golin që shënoi kundër Islandës.

“Nëse jam i kënaqur me Elseid Hysajn që të qendroj te Napoli? Po, natyrisht. Më parë nuk kishte vetëbesim, tani e ka gjetur përsëri dhe po bën ndeshje pozitive. Hysaj është kapiteni im dhe kam shumë besim tek ai. Te Kombëtarja bëri një gol të bukur, me një driblim dhe tunel vërtet të çmendur. i thashë: “Çfarë ndodhi me ty Hysaj?”. Ishte e rëndësishme që të luante dhe po i përgjigjet pozitivisht motivimit që po i vjen nga Gattuso”, u shpreh Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit