Hysaj, pas polemikave: Reagova në fushë, nuk jemi këtu për të kaluar kohën

19 Qershor 2024
18:21
Alfred Lleshi
back button

Elseid Hysaj bëri “paqe” me tifozët përmes barazimit 2-2 ndaj Kroacisë. Mbrojtësi ynë kuqezi lë këisoji pas “tërmetin” që e shoqëroi këto ditë, pas uljes së kokës te goditja e Beralla, goli i dytë i Italisë. Një paraqitje pozitive e tij në Hamburg, teksa pas ndeshjes gjeti momentin të shfrynte disi:

“Ndeshja tregoi se mund ta kishim fituar, por edhe barazimi nuk është keq. Ndeshja në planin personal? Duhej të reagoja në fushë, sepse po merremi sikur kemi ardhur për të kaluar kohën. Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen, më bënë krenarë që jam shqiptar. Ndeshja me Spanjën? Duhet ta provojmë, që të mos largohemi me ndonjë peng, të japim më shumë se 100% dhe pastaj të shohim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit