“I akuzuar” në rrjetet sociale si narkoman, Mike Maignan nuk përmbahet me ironi: “Këto 3 droga kam unë…”

27 Shkurt 2023
17:17
Telesport
back button

Pas shumë kohësh, Mike Maignan eshte kthyer ne fushe. I lënduar më 22 shtator 2022 gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kombeve midis Francës dhe Austrisë, portieri i kuqezinjve u detyrua të humbasë jo vetëm 16 ndeshje në Serie A, 6 në Ligën e Kampionëve dhe të vetmen në Kupën e Italisë të luajtur nga Milani këtë vit , por gjithashtu duhej të humbiste Kupën e Botës…

Një dëmtim i pulpes që nuk dukej asgjë serioze, por sa serioz ishte. Me gjithë respektin për Tatarusanun, portieri francez i ka munguar dhe jo pak Milanit. Një nga arkitektët kryesorë të fitores së trengjyrëshit sezonin e kaluar.

Tashmë Magic Maike është rikthyer, Milani është rikuperuar mbrëmë, në fitoren e bukur ndaj Atalantës. Portieri francez, përveçse falënderoi tifozët për pritjen, hoqi edhe disa guralecë nga këpuca e tij, pas thashethemeve absurde që qarkulluan për të muajt e fundit.

Përmes profilit të tij në Instagram, përmes dy historive në Instagram, Mike Maignan fillimisht ka falënderuar tifozët kuqezi për pritjen që i kanë bërë mbrëmë, e më pas i është përgjigjur budallallëqeve për të që kanë dalë muajt e fundit si akuzat per narkoman dhe qe ka perdorur substanca te palejuara ndaj edhe ka qendruar jashte…

“Çfarë emocioni! Çfarë mirëseardhjeje! San Siro është shtëpia jonë”. Më pas, ai shkroi: “Drogat e mia të vetme: besimi, puna dhe fitoret!”. Maignan është kthyer dhe tani ai dëshiron të kompensojë të gjithë kohën e humbur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit