I burgosur në Katar për 12 ditë nga pronarët kinezë, ndërhyn ambasada italiane për Fabio Cannavaron

14 Janar 2021
16:37
Telesport
back button

Fabio Cannavaro dhe stafi i tij italian u bllokuan dhjetorin e kaluar në Katar për 12 ditë, së bashku me të gjithë ekipin. La Gazzetta dello Sport shkruan duke treguar sfondin e përplasjes midis trajnerit dhe drejtuesve të Guangzhou Evergrande.

Gjithçka ndodhi në fillim të muajit të kaluar, pas eliminimit të ekipit kinez nga Champions Aziatik. Traineri dhe stafi i tij janë urdhëruar të qëndrojnë në hotel.

Guangzhou, 'sequestrato' Fabio Cannavaro per 12 giorni: la ricostruzione

Fillimisht mendohej se ky ishte një protokoll sigurie i lidhur me Covid. Por sipas La Gazzetta dello Sport ishte një trajtim ndëshkues i vendosur nga drejtuesit kundër teknikut italian, për eliminimin dhe mbase edhe më shumë për humbjen në finalen e kampionatit me Jiangsu Suning. Vendimi mund të lidhet gjithashtu me nyjën e pazgjidhur kontraktuale.

Fabio Cannavaro, il Guangzhou lo lascia prigioniero in hotel nel Qatar

Qëndrimi “i detyrueshëm” përfundoi vetëm falë ndërhyrjes së ambasadës italiane në Katar, e cila – sipas asaj që rindërton Gazzetta – i vuri në dispozicion Cannavaros dhe stafit të tij një avion. Ai po kthehet në Kinë për të rishikuar kushtet e marrëveshjes së tij me klubin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit