“I çmenduri” Broja nuk ndalet, shënon sërish për Chelsean

17 Shkurt 2020
21:11
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea U-23 po luan në transfertë kundër Arsenalit U-23 dhe Armando Broja e ka nisur si titullar këtë sfidë. Sulmuesi shqiptar vazhdon të shkëlqejë dhe me ekipin e dytë të bluve të Londrës. 

Takimi momentalisht është 1-2 për Chelsean, ndërsa Broja shënoi golin e barazimit. Ai barazoi shifrat në minutën e 32′ për 1-1. Lojtari i kombëtares sonë përshëndeti rrjetën duke lënë sërish gjurmë. Broja po kalon një formë të mirë, pasi shënon rregulisht dhe pritet grumbullimi i tij nga Lampard. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit