I dashuruar me Turqinë, sulmuesi nigerian pranon: Këtu ndihem i lumtur, kemi objektiva të mëdhenj

17 Tetor 2024
11:32
Telesport
back button

Pas disa muajsh të vështirë, Victor Osimhen duket se ka gjetur sërish buzëqeshjen e tij. sulmuesi nigerian këtë verë u transferua në formë huazimi te Gallatasaray

Sulmuesi 25-vjeçar ka folur për muajt e tij të parë në Turqi, ku deri më tani është aktivizuar në 4 ndeshje dhe ka realizuar dy gola, të dyja në Superligën turke.

Të gjithë këtu më pritën shumë mirë. Unë jam në një klub shumë të madh dhe jam gati të bëj gjithçka që mundem”, u shpreh Viktor Osimhen.

Duke folur për rrëmujën e madhe që u krijua rreth tij në merkaton e verës, sulmuesi që është në pronësi të Napoli shtoi: “Isha gati të shkoja në ekipe të tjera, pastaj fola me Okan Buruk dhe ai më tha se ekipi kishte objektiva të mëdhenj”.

Duket qartë se këtu ka shumë cilësi dhe objektivat janë të shkëlqyer. Kur mbërrita, e kuptova se është një klub serioz dhe ne jemi shumë të lumtur si familje”, tha Osimhen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit