I dërgoi në finalen e Champions-it, drejtuesit e Borussia Dortmundit “blindojnë” trajnerin Terzic

3 Qershor 2024
10:59
Alfred Lleshi
back button

Edin Terzic bëri një mrekulli. Sigurisht, ai nuk ia doli të triumfojë në Ligën e Kampionëve, por shkuarja e Borussia Dortmundit në finale sigurisht që nuk ishte diçka që pritej nga shumëkush. Ndoshta as vetë drejtuesit e BVB nuk e prisnin të ishin në finale e “Wembley”, të cilët tani janë gati t’i përshpejtojnë procedurat për ta “blinduar” trajnerin gjerman.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, drejtuesit e klubit verdhezi janë gati të takohen me Terzicin për vazhdimin e kontratës. Drejtuesit e klubit janë të bindur se trajneri mund të bëjë ende shumë gjëra të mira, pasi ka ndryshuar filozofinë e skuadrës dhe tani duan t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re.

Kështu e komentoi Terzic humbjen ndaj Real Madridit në finalen e Champions League: “Sidomos në pjesën e parë patëm ndjenjën se i kishim lojën në dorë. Ata kishin instinktin vrasës në sulm, çka neve na mungonte.

Nuk e shpërblenim dot veten para portës kundërshtare. Madrilenët e demonstruan cilësinë e tyre, ka të bëjë me finalizimin e aksioneve. Kjo është arsyeja pse ata janë kampionë të Europës me meritë, e vërtetuan edhe sonte”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit