I dha penalltinë Cavanit, Neymar reagon për herë të parë

12 Dhjetor 2019
16:13
Eraldo Harlicaj
back button

PSG fitoi 5-0 ndaj Galatasaray-t në mbrëmjen e djeshme të Champions Leagues. Ekipi francez tregoi të gjithë potencialin me sulmin që shënoi i gjithi. Icardi, Mbappe, Neymar dhe Cavani shënuan emrin e tyre në listën e golashënuesve. 

Urguaiani realizoi falë zemërgjerësisë së brazilianit Neymar. Mbappe fitoi një penallti dhe te PSG gjuajtësi i parë është Ney. Ky i fundit i dha topin Cavanit duke qenë se sulmuesi po vuan në këtë periudhë. Ai e nis nga stoli, pasi forma e Icardit është shumë e mirë. 

Braziliani ka reaguar për herë të parë në lidhje me “asistin” jashtë fushe që i dha shokut të tij të ekipit. Ai postoi një foto në Instagram ku shkruan “El Matador” dhe vendos shenjën e shigjetës së kupid. Braziliani duket se ka arritur paqe me uruguianin, pasi nuk harrohen skenat kur u ngatërruan në mes të fushës se kush do të gjuante një penallti.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit