Legjenda e Barcelonas, Rivaldo beson se mungesa e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo nga lista e Topit të Artë është e gabuar.
Trofeu do të jepet më 28 tetor në Theatre du Chatelet në Paris, Francë.
Të nominuarit përfshijnë sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Rodri të Manchester Cityt, kryesuesit në garë.
Megjithatë, shumë ekspertë dhe tifozë mendonin se Rodrygo ishte një mungesë e dukshme në listë. Mungesa e tij është diskutuar shumë ditët e fundit.
Braziliani ishte i jashtëzakonshëm për Los Blancos sezonin e kaluar, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë nëntë asiste në 51 ndeshje.
Ai luajti një rol kyç teksa gjigantët spanjollë fituanLa Liga-n, Champions League dhe Superkupën e Spanjës.
Duke folur së fundmi, siç citohet nga Madrid Xtra, Rivaldo këmbënguli se mungesa e bashkatdhetarit të tij nga lista e kandidatëve është e vështirë të kuptohet.
“Cili është kriteri i Topit të Artë nëse dikush si Rodrygo nuk nominohet? Është e vështirë ta kuptosh këtë. Rodrygo është një Topi i Artë i mundshëm. Është padrejtësi që ai nuk nominohet”, tha Rivaldo.