I frikësuar deri në palcë, Ronaldo shfryn ndaj tifozit që e kapi për qafe (foto+video)

12 Dhjetor 2019
9:15
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo u irritua pas masë, pasi u frikësua deri në palcë, teksa një tifoz hyri në fushë dhe deshi ta përqafonte atë, në fund të ndeshjes ndaj Bayern Leverkusen, të mërkurën në mbrëmje. Tifozi iu afrua nga pas dhe e kapi për qafe, teksa u përpoq të bënte një “selfie” me të, pasi ra bilbili përfundimtar i fitores 2-0 të Juventusit në Gjermani. Fansi u neutralizua menjëherë nga një punonjës sigurie, që e ndoqi nga pas, ndërsa Ronaldo u ndie i ligështuar dhe fërkonte qafën me dorë.

.
Ylli portugez u shfaq mjaft i irrituar, duke bërtitur: A jeni i çmendur? Në fakt ishte hera e dytë, që Ronaldo u vu në shënjestër të një “pushtuesi” të fushës, pasi e kishte shmangur këtë situatë më herët, në lojë. CR7 e filloi si titullar ndeshjen, duke shënuar njërin nga golat e fitores së bardhezinjve, që e mbyllën në krye të grupit D.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit