I frikshëm zbulimi që bën partnerja e Dybala: Pasioni im, të merrem me trupat e pajetë…

2 Tetor 2022
8:30
Alfred Lleshi
back button

Oriana Sabatini njihet për aspektin e saj artistik. Megjithatë, këngëtarja arghjentinase, partnerja e Paolo Dybala ka edhe një pasion tjetër: studion thanatopraksinë. Në një intervistë, vajza e Catherine Fulop dhe Ova Sabatini tregoi interesimin e saj për gjithçka që lidhet me vdekjen.

Këtë të premte prezantoi këngën e saj të re “Sola”. Kur u pyet për jetën e saj të përditshme, ajo i habiti të gjithë kur tha se studion thanatopraksinë. Oriana shpjegoi se ky zanat konsiston në “përgatitjen e trupave të pajetë për funeral”. Për habinë e të gjithëve ajo siguroi se është diçka që e do fort: “Jam e apasionuar pas një trupi të pajetë”.

Megjithatë, artistja sqaroi se ende nuk ka pasur mundësi të përballet me praktikën: “Në një moment do të ndodhë. Është kurs online, sepse nuk mund të jem në Spanjë, ku mbahen leksionet. Por kur të mbaroj teorinë duhet ta bëj të gjithë praktikën”.

Për mënyrën se si përgatitet një trup i vdekur për varrim, ajo shpjegoi: “Unë po merrem kryesisht me thanatoestetikë, që më shumë se çdo gjë është pjesa e grimit. Thanatopraksia është pjesa e hapjes, heqjes së organeve…”

Të interesuarit donin të dinin nëse ky kurs ishte i lidhur me mjekësinë ligjore, por ajo e mohoi: “Jo. Duhet të jesh i kujdesshëm padyshim, por nuk janë të njëjtat rreziqe që ka një mjek për jetën”.

Këngëtarja tha se ka qenë gjithmonë e apasionuar pas kësaj teme: “Unë kam qenë gjithmonë e apasionuar pas vdekjes. E vërteta është se unë jam e apasionuar pas mjekësisë ligjore, por është një angazhim shumë i madh që nuk e di nëse jam e përgatitur ta marr përsipër. Nëse dua të punoj me muzikën, nuk është shumë e përputhshme në aspektin kohor”.

Më pas, Oriana Sabatini theksoi se zbulimi i thanatopraksisë i dha mundësinë për të përmbushur dëshirën e saj, e cila është e përputhshme (si angazhim) me karrierën artistike: “Ju mund të studioni duke ndjekur një kurs mjaft të shkurtër. Janë gjithsej gjashtë libra për t’u studiuar. Në fund të secilit japin provim dhe pastaj duhet të shkosh të bësh praktikën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit