I iku nga duart një talent si Sancho, ja si justifikohet Guardiola

16 Mars 2019
9:14
Alfred Lleshi
back button

Pep Guardiola thotë se ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, vendosi të mos e sfidojë veten te Manchester City, kur u largua nga klubi i Premier League. Sancho vendosi kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me kampionët e Anglisë dhe u nis drejt Bundesligës në gusht 2017, për një pagesë prej 8 milionë stërlinash. 

Pas 12 paraqitjeve në kampionatin gjerman, në sezonin e tij debutues aty, “adoleshenti” është bërë komponent kyç i formacionit të Lucien Favre. Paraqitja mbresëlënëse me klubin e ri çoi në ftesën ndërkombëtare nga Anglia, në fund të vitit të kaluar. 

"Nuk e di, ai nuk donte ta merrte përsipër këtë sfidë, mundësinë për të luftuar e treguar nëse ishte në gjendje të luante në ekipin tonë të parë, – tha Guardiola për media. – Ai vendosi të shkojë atje, po luan mirë dhe e përgëzoj për atë që po bën.

Sancho po tregon një performancë të pabesueshme, ka bërë shumë mirë këtë sezon. Ndoshta këtë gjë do ta kishte bërë edhe te Manchester City këtë sezon, nuk e di. Gjërat janë në dorë të lojtarëve, nga çfarë bëjnë ata në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit