“I kam bërë Fury atë që s’ka arritur ta bëjë askush tjetër”

19 Janar 2021
14:18
Telesport
back button

Në shtator të vitit 2019, boksieri britanik Tyson Fury arriti të fitojë me shumë vështirësi pas 12 raundesh ndaj suedezit Otto Wallin. Në atë sfidë, Fury pësoi një të çarë në sy, dëmtim që erdhi pak muaj para sfidës ndaj Wilder.

Në atë ndeshje Wallin befasoi me paraqitjen e tij edhe pse në fund u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve. Duke folur për mediat, suedezi tha: “Në atë duel ndaj Fury isha shumë pranë fitores. Për mua ajo përballje ishte një përvojë e madhe”.

Jam duke punuar fort për sfidën e radhës (Dominic Breazeale), për të qenë gati. Më vjen keq që humba duelin me Fury, pasi arrita t’i shkaktoj shumë probleme. Jam i vetmi që e kam dëmtuar në sy, gjë që nuk e ka bërë asnjë rival tjetër”, u shpreh Wallin.

Suedezi, 30 vjeç, ka 23 fitore, 1 humbje dhe një duel pa rezultat. Pas duelit me Fury ai ka dueluar edhe në gusht të vitit të kaluar, duke dalë triumfues.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit