I ktheu Interit Champions pas 45 vitesh, rrëfehet “El Principe” me letër emocionuese

22 Maj 2020
17:12
Eraldo Harlicaj
back button

Hero në finale, por i rëndësishëm gjatë gjithë sezonit! Diego Milito, ose ndryshe “El Principe”, nuk do ta harrojë kurrë vitin 2010 që është edhe qershia mbi tortë në karrierën e tij, pasi fitoi titull, kupë dhe Champions me Interin, duke shënuar edhe ndaj Bayern (dy gola) në finalen e Madridit.

Sot u mbushën 10 vite nga ajo ditë, teksa argjentinasi, sot drejtues te Racing në Argjentinë, kujton: “Nuk do t’i harroj kurrë ato dy gola kundër Bayernit në “Bernabeu”. Pasi fituam Champions, mora menjëherë djalin tim, Leandron në krahë dhe bëra një xhiro rreth fushës. Tashmë ai është 12 vjeç, luan me Racing. Sigurisht është dhe një tifoz i çmendur i Interit”, shkruan Milito në letër.

FIFA Club World Cup 2010 - News - Milito the hero as Inter win ...

“Të fitoja Champions League ishte ëndrra ime. Siç pritën tifozët e Racing trofeun e Copa Libertadores për 35 vjet, ashtu pritën dhe interistët për Championsin 45 vite me radhë. Isha shumë i lumtur, madje dhe tani që e mendoj se çfarë kemi arritur ndihem krenar. Suksesi jonë do të kujtohet gjithmonë dhe është pjesë e historisë së Interit, për këtë jam i lumtur”, deklaron argjentinasi.

Coronavirus, come la finale Champions nella notte di Madrid. Siamo ...

Lajme të tjera

Lajmet e fundit