“I kuqi për Sancezh?”, Wenger për Liverpool-Inter: Arbitri vrau ndeshjen dhe Fabinho…

9 Mars 2022
15:02
Denis Hakanaj
back button

Ka shumë hidhërim në shtëpinë e Inter-it, që është eliminuar nga Champions League pasi ka mundur 1-0 Liverpool-in në Anfield të martën në mbrëmje. Nuk ka mjaftuar goli i Lautaro Martinez për të përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë.

Kjo edhe për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Sanchez menjëherë pas golit të shënuar nga zikaltrit. Sipas Arsene Wenger, faji ose merita për këtë ka qenë e “dinakërisë” së Fabinho-s, reagimi i të cilit ka qenë i ekzagjeruar pas kontaktit me kilianin.

“Le të themi se sjellja e Fabinho-s ka qenë mes hiles dhe zgjuarsisë. Domethënë, ka bërë me hile sepse reagimi i tij është i ekzagjeruar menjëherë pas goditjes së pësuar nga Sanchez”, ka thënë Wenger për Bein Sports.

“Ka qenë një nga ato sjellje që gjykohen si lëvizje të zgjuara nëse je i njëanshëm dhe hile nëse je kundërshtar. Po, Sanchez e ka prekur, por ka kapur topin në fillim.

Arbitri ka vrarë ndeshjen në momentin më të mirë. Do të kishte qenë interesante të kishim parë 25 minutat e fundit 11 kundër 11”, ka përfunduar francezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit