I lidhur me një modele të “Onlyfans”? Vinicius iu përgjigjet thashethemeve: Jam shumë i lumtur…

12 Korrik 2023
8:30
Alfred Lleshi
back button

Është folur për Vinicius këto ditë, mbi një lidhje të dyshuar me ish-volejbollisten Key Alves, tashmë modele e “Onlyfans”. Disa foto të një hoteli luksoz në São Paulo kanë pikasur një rastësi kurioze me ato të publikuara nga vetë Alves.

Duket se ata qëndruan në të njëjtën dhomë. Çanta Louis Vuitton dhe një çadër jeshile “alarmuan” ndjekësit e vëmendshëm të të dyve. Pastaj nisën thashethemet e shumta, që po shoqërojnë verën e futbollistit të Real Madridit.

Vinicius po kalon ditët e fundit të pushimeve në Brazil. Atje është parë bashkë me Camavinga, teksa ka folur edhe në kanalin YouTube “Cortes do Casimito”. Futbollisti ka dashur të shuajë çdo dyshim përmes videos së postuar në kanal, ndaj dhe i pyetur nëse është beqar, nuk ka nguruar të përgjigjet: “Po, beqar dhe shumë i lumtur”.

Një përgjigje që u “vulos” me të qeshurën e futbollistit dhe intervistuesit të tij, si dhe kënaqi fansat e lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit